'Kthehuni në Shqipëri'/ Bumçi: Rama sot në Selanik u foli emigrantëve që i detyroi vetë të largoheshin

'Kthehuni në Shqipëri'/ Bumçi: Rama sot në Selanik u foli emigrantëve që i detyroi vetë të largoheshin

19:17, 03/11/2024

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Aldo Bumçi,  një tubimi mbrëmësor në “Rrugën e Shpresës,” poshtë banesës së liderit të opozitës, Sali Berisha u shpreh se kryeministri Rama fton shqiptarët të kthehen nga emigracioni, ndërkohë që, sipas tij, vendi nuk ofron kushtet për një jetë më të mirë.

Ai gjithashtu kritikon qasjen e qeverisë ndaj turizmit, duke argumentuar se potenciali i Shqipërisë mbetet i papërdorur për përfitimin e qytetarëve.

'Nuk ka ndodhur ndonjëherë vjedhje më e madhe se kjo, që një buxhet, dy herë më i madh, që vjen nga taksat tuaja, vjen nga paratë që ju merr nga nafta, nga energjia, nga taksat e rritura dy-tre herë, nga akciza e duhanit dhe e naftës. Ai merr ato para dhe nuk i kthen mbrapsht.

Kujt i fliste Rama sot në Selanik? Sot në Selanik, ai u fliste shqiptarëve që ka detyruar të emigrojnë dhe u thoshte: “Kthehuni në Shqipëri,” sikur ka ndërtuar një parajsë këtu.

Meqë turizmi është kryefjala e vetme e këtij kryeministri, edhe Bashkimit Europian i paraqet turizmin si arritjen më të madhe, edhe pse nuk ka lidhje me turizmin. Po, Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm në turizëm, por Edi Rama nuk lejon që shqiptarët të përfitojnë nga kjo e mirë e madhe.'- u shpreh Bumçi.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco