Pavarësisht tubimit plot me patronazhist në Selanik, Edi Rama është pritur dhe është përcjellë me protesta nga Selaniku.
Pas përfundimit të takimit në sallën e mbushur me drejtorëve të administratës shtetërore, dhe patronazhistë nga jugu i vendit, që nuk e kanë pasur të vështirë të shkojnë deri në Selanik, Rama është pritur me protesta.
Sigurisht që mediat të cilat kanë qenë me Ramën nuk i kanë pasqyruar protestat kundër Ramës.
Më poshtë keni dhe një prej tyre, ku emigrantët shqiptarë të dëbuar nga Shqipëria i kanë dalë kundër thirrjes së Ramës.
‘Tani votën na kërkon, nga Shqipëria na dëbon’, ishte një nga thirrjet e protestuesve.
Ndërkohë në video që dëgjohen rojet e kreut të PSD, të cilët i kërkojnë shoferit të largohet me të shpejtë, ndërsa roje të tjera kanë rrethuar protestuesit.
© SYRI.net