Partia Demokratike e cilësoi buxhetin e 2025 si atë të qeveritarëve dhe jo të qytetarëve shqiptarë. Në një dalje për mediat, Këshilltari për çështjet ekonomike në PD, Dorian Teliti denoncoi lënien në harresë të sektorëve të arsimit dhe shëndetësisë, që janë vlerësuar nga ndërkombëtarët si të nënfinancuar. Teliti theksoi se ky buxhet do ti shërbejë kontratave korruptive dhe luksit qeveritar.
Partia Demokratike e cilësoi buxhetin e 2025 si atë të qeveritarëve dhe jo të qytetarëve. Këshilltari për çështjet ekonomike në PD, Dorian Teliti denoncoi mos parishikimin nga ana e qeverisë të reduktimit të barrës fiskale, si dhe të lënies në harresë të sektorëve të arsimit dhe shëndetësisë, që janë vlerësuar nga ndërkombëtarët si të nënfinancuar.
Teliti u shpreh se ky buxhet do ti shërbejë kontratave korruptive dhe luksit qeveritar.
Dorian Teliti deklaroi se qeveria kërkon të mbulojë papërgjegjshmërinë në menaxhimin e pronës dhe fondeve publike, duke paguar nga buxheti i shqiptarëve vendimet e humbura në gjykatat ndërkombëtare.
© SYRI.net