Gjykata e Korçës la në burg, babain që plagosi me thikë djalin e tij të mitur, pas debateve për të mos shkuar në shkollë.
Vendimi u mor ditën e sotme nga togat e zeza të Korçës, të cilët e cilësuan si të ligjshëm, arrestimin në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit "Arrest në burg" për shtetasin Sh.Ç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Dhuna në familje.
Çuka ka deklaruar se e kishte qëlluar të birin, 15-vjeçar sepse nuk shkonte në shkollë, ndërsa ky i fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën pas plagës së marrë në brinjë.
Ngjarja u shënua më 30 tetor në fshatin Vreshtas, në Maliq.
Njoftimi
Në Gjykatën e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjitshëm Korçë, u zhvillua sot në datën 03.11.2024 ora 11:00 seanca me objekt: "Vleftësim arresti në flagrancë, caktim mase sigurimi", ndaj shtetasit Sh.Ç i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Dhuna në familje", parashikuar nga neni 130/a/1i Kodit Penal, ku gjykata në përfundim vendosi: Pranimin e kërkesës. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit "Arrest në burg" për këtë shtetas.
© SYRI.net