FOTO/ Rama përsërit ‘Athinën’, mbledh patronazhistët në Selanik

FOTO/ Rama përsërit ‘Athinën’, mbledh patronazhistët në Selanik

08:20, 03/11/2024

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, veçse të përsëritej sërish skenari i Athinës. Kryeministri Edi Rama ashtu sikurse dhe në turin me diasporën në Athinë, ka mobilizuar patronazhistët për të qenë pjesëmarrës në takimin e tij me diasporën shqiptare, po kësaj radhe në Selanik e planifikuar për këtë të shtunë.

Burime për Syri bëjnë me dije se socialistët kanë mobilizuar patronazhistët e Korçës, si qyteti më i afërt juglindor e jo vetëm me Greqinë fqinje, për të marrë pjesë në takimin e Ramës.

Image

Në redaksinë e Syri ka mbërritur një foto e stafit të Bashkisë Korçë, së bashku me drejtorin e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike, Ilir Dinellari, të cilët që prej ditës së premte kanë mbërritur në Selanik për takimin e Ramës me diasporën.

Në maj të këtij vitit, Rama pati takimin me diasporën në Athinë, ku një shumicë e madhe kishin mbërritur në takimin atje nga Shqipëria dhe administrata publike për të mbushur karriget atje.

Vetëm pak ditë më parë, kreu i qeverisë u takua dhe me diasporën në SHBA ku kërkoi votën për PS dhe investime në atdhe, ndërsa takimi atje u prit me protesta të shumta nga diaspora që nuk ishte ‘ftuar’ nga Rama dhe patronazhistët e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco