Kryedemokrati Sali Berisha ka denoncuar një rast të paprecedentë në Bashkinë e Vlorës.
Përmes një video të shpërndarë në rrjetin social facebook nga ana e Berishës, tregohet se si nënkryetarja e qyettit bregdetar të Vlorës, dëfrente në Kinë, ndërsa qyteti përmbytjet nga reshjet e shiut.
Denoncimin Berishës ia ka dërguar një qytetar, që tregon se ‘festa’ e nënkryetares së Bashkisë Vlorë është bërë në të njëjtën natë kur në qytet kishte vërshuar uji, duke përmbytur shtëpi dhe biznese.
Në video shihet kryebashkiakja e Vlorës, Irena Toshkallari se si kërcen nën ritmet e muzikës dhe bën ‘tëerk’ para të pranishmëve që ‘nxehen’ më shumë nga kërcimet epshndjellëse të numrit dy të bashkisë.
Bashkangjitur mesazhin të qytetarit digjital dhe videos, Berisha shkruan se ndërsa ‘Vlora mbytej, rilindasit hasdisen’.
© SYRI.net