SYRI TV/ Vlorë, nis pastrimi i rrugëve 1 muaj pas përmbytjeve, qytetarët: I vonuar, e kemi bërë vetë...

14:49, 01/11/2024

1 muaj pas përmbytjeve, Bashkisë Vlore ka nisur pastrimin e rrugëve kryesore te qytetit për largimin e baltës. Qytetaret kane thëne se ky aksion është i vonuar dhe një show i bashkisë.

Syri tv

Bashkia Vlore ka nisur pas 1 muaji pastrimin e baltës nga rrugët të cilat u përfshinë nga përmbytjet masive të 4 tetorit. Përgjatë kësaj kohe vlonjatet kanë bashkëjetuar me rrugët me baltë e të papastruar duke u vështirësuar qarkullimin në të.

Por qytetarët e Vlorës për Syri tv kanë thënë se kjo është një show e bashkisë, pasi pastrimi i rrugës dhe largimi i baltës është i vonuar. Ata thonë se janë detyruar vetë që të pastrojnë rrugët pranë lagjes pasi bashkia nuk ka marrë asnjë masë edhe pse paguajnë taksat e pastrimit.

Në 4 tetor reshjet intensive të shiut dhe mospastrimi kanalit të ujerave të larta shkaktoi përmbytje masive ku uji vërshoi në rrugët kryesore të Vlorës duke hyrë edhe brenda banesave. Si pasojë janë dëmtuar rreth 330 banesa, por edhe biznese. Shumë qytetarët janë ankuar për sa i përket procesit të dëmshpërblimit që sipas tyre ende nuk ka nisur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco