Masakra e Shkodrës/ Topalli: Lista e viktimave të pafajshme sa vjen e shtohet, krimi po tregohet i pamëshirshëm

09:39, 01/11/2024

Aida Topalli, gazetare e kronikĂ«s sĂ« zezĂ« nga studioja e ‘Kafe Shqeto’ ka dhĂ«nĂ« mĂ« shumĂ« detaje lidhur me aktin makabĂ«r tĂ« sulmit me armĂ« qĂ« ndodhi nĂ« Dobraç tĂ« ShkodrĂ«s pasditen e 30 tetorit.

Sipas Topallit, ngjarja është ende në proçes hetimor edhe pse policia ka pistat e saj, kjo për shkak se fisi Lici është një një konflikt të hapur me fisin Bajri.

“DitĂ«n e djeshme u bĂ« publike videoja e njĂ« personi qĂ« qĂ«ndronte nĂ« kĂ«mbĂ« e u ngrit nĂ« pikpyetje nĂ«se ishte Ibrahim Lici (ky i fundit i dĂ«nuar pĂ«r vrasje) dhe unĂ« doja tĂ« thoja se nuk Ă«shtĂ« hera e parĂ« qĂ« personazhe tĂ« botĂ«s sĂ« krimit hyjnĂ« lirisht nĂ« vendin tone”- u shpreh Topalli.

Aida Topalli:

"Në fakt ishte një ngja ngjarjet më të rënda ajo që ndodhi në Shkodër. Vrasja e Hamza Licit, Arlind Bushatit dhe e një gruaja të pafajshme ishte e paralajmëruar.

Pse them e paralajmëruar? Spese Arlind Bushati siç tashmë e dimë kishte shkuar në fillim të tetorit dhe kishte bërë një denoncmim tek 'Policia e Shkodrës' ku kishte thënë se jam kërcënuar me armë.

Aktualisht jemi ende në fazë hetimore e sigurisht që një ngjarje e tillë do një hetim të mirëfilltë, ende nuk e dimë kush janë autorët edhe pse policia ka pistat e veta.

Kjo për shkak se fisi Lici është një një konflikt të hapur me fisin Bajri. Po ashtu dhe një pistë tjetër e mundshme është se shënjestër ë këtij atentati mund të ketë qenë edhe Arlind Bushati, por edhe një personazh i tretë.

Ditën e djeshme u bë publike videoja e një personi që qëndronte në këmbë e u ngrit në pikëpyetje nëse ishte Ibrahim Lici apo jo, dhe do ishte shumë e rëndë nëse ka qenë ky i fundit.

Aktualisht ai është në kërkim për vrasje, sigurisht që ai e ka mohuar madje ka kërkuar edhe azil politik.

Megjithatë nuk është hera e parë që personazhe të botës së krimit mohojnë, sa herë shkojnë para gjykatës e bëjnë këtë gjë, por unë doja të thoja se nuk është hera e parë që personazhe të botës së krimit hyjnë lirisht në vendin tonë.

Ata hyjnë ne vendin tonë, prodhojnë ngjarje kriminale e më pas largohen prej këtu. Pra i kanë gjetur gjithmonë mënyrat dhe kjo është pak, por e sigurt.

Këto personazhe hyjnë në vendin tonë në rrugë tokësore apo korrupsionit në dogana".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Më të lexuarat
Denonco