Gazetarja: Kryeministri që uli popullsinë dhe gjasme rriti ekonominë

Gazetarja: Kryeministri që uli popullsinë dhe gjasme rriti ekonominë

09:32, 01/11/2024

Paraqitja publike e kryeministrit Edi Rama në emisionin ‘Opinion’ ka shokuar qytetarët dhe gazetarët.

Gazetarja Aranita Brahaj shkruan se ky është kryeministri që uli popullsinë dhe gjasmë rriti ekonominë.

“Ja mbërritëm kësaj dite ...

Pasi uli popullsinë, kryeministri Rama po mburret se ka rritur Produktin e Brendshëm Bruto për frymë.

Normal që do rritet se ka më pak "frymë".

Edhe llogaritë Rama i bën në euro. Në vitin 2013, 1 euro = 140 lek. Sot 1 euro është 98 lek,” shkruan ajo.

Kujtojmë se gjatë qeverisjes së kryeministrit Edi Rama, mbi 1 milion shqiptarë kanë braktisur vendin.

Po kështu, fluksi i parave të pista e ka dërguar monedhën evropiane në rënie pikiatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco