VIDEO/ Abilekaj: Mafia me shtetin kanë bërë një atentat në mes të Shkodrës dhe vranë njerëz

21:48, 31/10/2024

Gazetari Enton Abilekaj duke diskutuar për masakrën e ndodhur në Dobraç të Shkodrës me tre viktima, ka akuzuar drejtpërdrejt strukturat e shtetit si të pëfshirë.

Gjatë debatit në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, Abilekaj u shpreh se, këtu mafia po vret dhe shteti po hesht. Ndërsa duke komentuar atentatin e dështuar ndaj Arlind Bushatit në 11 tetor, Abilekaj tha se, nuk u hetua denoncimi, pasi policia e dinte se kush ishin autorët.

‘Pamjet me motor janë dy javë para se të ndodhte atentati. Arlind Bushati u ndje i kërcënuar dhe shkoi në polici e denoncoi. Ato pamje policia i ka pasur dy javë para dhe besoj e ka kuptuar se, kush kanë qenë ata që kanë dashur ta eliminojnë.

Targa e motorit, grupi i interesuar për ta eliminuar Arlind Bushatin, janë shumë të thjeshtë për tu kuptuar nga policia dhe të paktën mund të hetonin.

Mund të kërkonin pamjet të tjera sigurie që të kuptonin se çfarë ka ndodhur, që dy njerëz me skafandra që kanë nxjerrë armët në mes të pazarit dhe kanë kërcënuar gjithë qytetarët, është një ngjarje shumë e rëndë për të mos u hetuar nga policia.

Pse nuk u hetua nga policia, sepse policia e dinte pa e bërë hetimin se kush ishin ata. Policia e dinte se ata janë pala e tyre, prandaj nuk e bëri hetimin. Po të mos e dinte policia se kush ishin ata, sigurisht që do të kishtë marrë masat, por policia e dinte dhe nuk bëri hetim.

Për të njëjtën arsye, askush nga zyrtarët e shtetit shqiptar sot nuk kanë ngushëlluar për dy viktima të pafajshme, se ata e dinë kush e ka bërë krimin dhe e dinë që është palë e tyre. Ata nuk mund të kërkojnë ndjesë për palën e tyre dhe as nuk i kanë ngushëlluar.

Si mund të ndodhe që të mos dalë një titullarë, dhe të thotë ndjesë për këto viktima të pafajshme, por ne do të marrim masa.

Si mund të ndodhë që kryetari i bashkisë, shefi i komisariatit, ministri që del aty me prepotencë nuk u kërkon ndjesë dy viktimave të pafajshme. Si mund të ndodhë kjo në një vend normal.

Kjo ndodh vetëm në një vend ku mafia dhe shteti janë një dhe kur mafia godet, shteti duhet të heshtë. Nuk mund të ndodhë kjo në një shtet normal.

I gjithë zhvillimi i ngjarjes deri sot tregon se këtu, mafia me shtetin kanë bërë një atentat në mes të Shkodrës dhe kanë vrarë njerëz’ tha Enton Abilekaj në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Më të lexuarat
Denonco