‘E frikshme të jetosh në Shqipëri’, Palushi: Nga djepi i kulturës, Shkodra u kthye në në djepin e vrasjes

19:29, 31/10/2024

Në ditën e 304 të qëndresës qytetare në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha, anëtari i forumit të Partisë Demokratike, Petrit Palushi komentoi ngjarjen e ditës së djeshme në Shkodër, duke e cilësuar si një masakër të tmerrshme, që i vërteton qytetarëve se sa e frikshme është të jetosh në Shqipëri.

Që nga dita e djeshme , Shqipëria u përball me një  masakër të tmerrshme që ndodhi në Shkodër.

Shkodra që u karakterizonte si djepi i kulturës dhe artit, por është kthyer në djepin e vrasjes dhe frikës. Kjo qeveri e ka kthyer jo vetëm Shkodrën, por të gjithë Shqipërinë në djepin e pasigurisë.

Kjo gjë, na vërteton se është e frikshme të jetojmë në Shqipëri, jetojmë me frikë, pasiguri, dhunë dhe korrupsion.

Qeveria sjell largimin, prandaj ikin shqiptarët, pasi nuk jetohet me frikë.

Në momentin që ne ndalojmë së luftuari për të mirën e njerëzve që na rrethojnë, në atë moment ne kemi humbur njezirllikun tonë. Duhet të jemi të palëkundur përballë qeverisë korruptive, diktatoriale, të krijojmë qeverinë teknike dhe të fitojmë më të mirën tonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco