Gazetari Bledian Koka, i ftuar në 'Task Force' në Syri Tv, u shpreh se rreziku më i madh i gjithë kësaj fryerjeje që po i ndodh SPAK edhe me mbështetjen ndërkombëtare, është që Shqipqria të kthehet në Republikën e Prokurorëve
Rreziku më i madh i gjithë kësaj fryerjeje që po i ndodh SPAK edhe me mbështetjen ndërkombëtare është që Shqipëria të kthehet në Republikën e Prokurorëve.
Dhe, gjithë historia ka treguar se ky nuk është një rast i mirë, dhe jo vetëm nuk është një rast i mirë për të prodhuar stabilitet por mund të themi se nuk është rast i mirë dhe për atë qëllimin final, që eshtë luftimi i korrupsionit.
Sepse mjafton të shikosh që kemi 4 vjet që flasim për SPAK dhe aktivitetin e tij dhe pyetja është që: Si ka mundësi që të njëjtat insitucione inkurajojnë SPAK-un?
Megjithëse nuk është vetëm SPAK në drejtësi.
Pra nuk është vetëm prokoruri në drejtësi është edhe vendimi i gjykatës.
Po për Gjykatat a ka ndonjë qëndrim? Për GJKKO ?
Sepse GJKKO është i njëjti insitucion siç është dhe SPAK-u , pra është hetimi-verifikimi dhe vendimi përfundimtar.
Pra pyetja është se nëse këtu thjeshtë po fryhet që të kemi një organ që bën ndjekjen penale dhe që qartazi është kthyer në një insitucion i cili nuk ka më qëllim të luftojë drejtësinë, po ndërhyn në jetën politike jashtë rregulllave dhe modulit me të cilët funksionon politika që është vota.
Pra ky është një rrezik shumë i madh.
© SYRI.net