Pamjet janë fiksuar nga një biznes në Pedonalen e Shkodrës, përballë lokalit ku dhe ishte ulur Bushati së bashku me dy persona të tjerë. Në video shihet se si një motor me dy persona me skafandra ka ndaluar para tavolinës ku dhe ndodhej i riu dhe më pas janë larguar me shpejtësi.
Nga kallëzimi që 32-vjeçari bëri tre javë më parë në Polici, njëri nga personat kishte nxjerrë armën, mirëpo sipas Bushatit nuk arriti që ta shkrepet.
Kallëzimi i Arlind Bushatit u mor më 11 tetor nga Policia e Shkodrës, mirëpo pavarësisht se është ndjekur itenerari i lëvizjes së dy atentatorëve nuk është arritur që të vihet në gjurmët e tyre.
© SYRI.net