'Tetori rozë', LDGSH sensibilizon gratë dhe vajzat, Berisha: Mungojnë aparaturat dhe ilaçet

22:45, 30/10/2024

Protesta e përnatshme, në rrugicën e shpresës, u fokusua te tema e ndjeshme e kancerit të gjirit, ndërsa në kuadër të tetorit rozë,  përfaqësueset e PD, bënë thirrje sensibilizuese  për gratë dhe vajzat. Kryetari I PD Sali Berisha akuzoi qeverinë se ka braktisur  gratë në luftën e tyre me kancerin e gjirit, pasi aparaturat dhe mjekimet mungojnë për shkak të  vjedhjes dhe korrupsionit qeveritar. 

Në kuadër të tetorit rozë Deputete, mjekë,  përfaqësueset te Partisë Demokratike, të mbledhur  në rrugën e shpresës, u fokusuan në fjalën e  tyre, ne temën e ndjeshme të kancerit të  gjirit, duke u bërë thirrje sensibilizuese  të gjitha grave dhe  zonjave, të bëjnë kontrollet e mamografitë, për të diagnostikuar në kohe këtë sëmundje. Deputetja demokrate Albana Vokshi.

Kjo temë,  dominoi edhe fjalimin e përnatshëm të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali berisha I cili akuzoi q qeverinë se nuk ka treguar mbështetjet për gratë e zonjat që luftojnë me këtë sëmundje, sepse për shkak të  korrupsionit në shëndetësi, mungojnë aparaturat dhe ilaçet për të kuruar kancerin e gjirit. 

Ndërsa bëri thirrje për të vijuar  betejën , deri në krijimin e një qeverie teknike,  Lideri I opozitës deklaroi se Partia Demokratike,  do të mbështesë me hapat  konkrete, vajzat dhe gratë, për të fituar luftën me këtë sëmundje. 

Kreu demokrat e mbylli fjalën e tij,  duke bërë thirrje për të protestuar  para bashkisë së Tiranës, të enjten në orën 11, duke paralajmëruar kryebashkiakun Erion veliaj se nuk do ti shpëtojë revoltës qytetare. 

Mbajtën heshtje varri,  para kësaj sëmundje e cila ka nevoje te  madhe shumë. Linda Rama, Eliza Spiropgjoka, Lubi Balluku, apo  zonjat e tjera,  të jenë kaq gojëkyçura, ndaj një armiku te eger te nenave motrave te. Nuk mund te flasë Linda Rama sepse burri I saj I jep check upin, gruas se kushëririt,  vilma nushit, e cila merr para shqiptareve, per 500 mije 600 mije check up qe si ka bërë kurrë.  Nëse këto para do përdoreshin për blerjen e mamografive,  për depërtimin falas te kësaj  sëmundje,  suksesi  I mjekimit te saj nuk do ishte ky qe është  sot.  Fati I motrave dhe grave tona, nuk do ishte ajo I Ina Kasimatit te ndjere, por do ishte I suksesit ne 90 përqind. Nuk mund të flasin për tetorin  roze sepse ato qëndrojnë ne anën e armikut te vajzave dhe grave shqiptare.  Ju jen I dëshmitarë qe për vite të  tera, mungojnë aparaturat kryesore.  Te mjekimit te kësaj sëmundje,  mungojnë ilaçet e mjekimit, sepse  grabitësit e pushtetit vjedhin fondet.  Zhyten ne luks,  nuk ekzistojnë gratë dhe vajzat e tjera shqiptare.  Ato qe flasin nga mëngjes

Partia demokratike,  ka një program dhe ky program ka përparësi  shëndetin e qytetareve.  Depistimi  masiv, falas . ky program kërkon nga ne, mosbindje civile, beteje te fuqishme, te krijojmë qeverinë teknike,  tu hapim rruge zgjedhjeve të lira,  rotacionit te pushtetit.  Ne emër tuaj dua te falënderoj me mirënjohjen me te thelle,  ata mijëra e mijëra qytetarë që ne mosbindjen e tyre civile, bllokuan për tre orë. Do pësosh atë qe ka pësuar  babi yt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco