Rama tregon forcën, por ne nuk trembemi/ Vokshi: Qeveria ka frikë nga mosbindja civile, janë momentet e fundit të një regjimi

15:39, 30/10/2024

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, në një intervistë për SYRI TV lidhur me protestën e djeshme në formën e mosbindjes civile, e cila paralizoi trafikun dhe akset kryesore nga veriu në jug u shpreh se opozita nuk do të dorëzohet përballë Edi Ramës dhe menyrave të tij të trgimit tè forcës, duke e konsideruar si një shenjë të fundit të regjimit.

Në intervistën me moderatorin Arnold Karriqi, Vokshi u shpreh se mijëra qytetarë iu bashkuan aksionit të opozitës, duke treguar se nuk i tremben më kryeministrit Edi Rama. Sipas saj, është pikërisht Rama ai që ndjen frikë përballë protestave qytetare dhe ka dhënë urdhra për shoqërimin dhe procedimin e dhjetëra deputetëve, drejtuesve të PD-së dhe qytetarëve të thjeshtë.

Vokshi theksoi se ky veprim ka si qëllim frikësimin dhe shantazhimin e qytetarëve, por opozita nuk do të tërhiqet nga qëllimi i saj për të arritur zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ajo kërkoi lirimin e menjëhershëm të liderit të opozitës, Sali Berisha, dhe çdo mbështetësi të PD-së të shoqëruar në komisariate. Vokshi e cilësoi çmenduri që qytetarët duhet të marrin leje për të protestuar dhe arrestohen për këtë arsye. Në përfundim, ajo theksoi se opozita nuk do të dorëzohet përballë kësaj force, duke e konsideruar si një shenjë të fundit të regjimit.

'Është çmenduri totale; si duket, protesta e djeshme në formën e mosbindjes civile, e cila paralizoi gjithë trafikun dhe bllokoi të gjitha akset kryesore nga veriu në jug, sikurse edhe ju e përmendët, i ka dalë jashtë llogarive Edi Ramës.

Mijëra qytetarë që besuan dhe u bashkuan në aksionin e radhës së Partisë Demokratike, pavarësisht se e dinin fare mirë që është mosbindje civile – pra, nuk është protestë me fjalime, është mosbindje civile – çdo person që u bashkua në aksionin e opozitës, dje apo në ditët dhe javët e fundit, ka marrë parasysh gjithçka. Kjo tregon se ata nuk i tremben më Edi Ramës; është Edi Rama ai që i trembet tashmë protestave qytetare. Kjo është arsyeja që, në një çmenduri totale, është dhënë urdhri për të shoqëruar sot, për të proceduar dhjetëra deputetë, drejtues të Partisë Demokratike, apo edhe qytetarë.

Nuk ka ndodhur ndonjëherë; mua nuk më ka njoftuar askush, unë kam parë vetëm lajmet në media të ndryshme që jam proceduar dhe unë. Sigurisht, qëllimi është një dhe vetëm një: për të frikësuar, për të shantazhuar. Edi Rama mendon se do të na frikësojë; Edi Rama mendon të intimidojë qytetarët, por e ka krejt gabim, sepse nga të gjitha veprimet e urdhëruara nga policia – qoftë me provokimin e djeshëm, qoftë me veprimet e sotme të policisë – të gjitha këto më shtojnë vendosmërinë, jo vetëm mua, sepse sot kam kontaktuar me burra e gra që ishin dhe jo pjesëmarrës, që nuk tërhiqen, dhe nuk do të tërhiqemi asnjë hap pas, deri në plotësimin, deri në arritjen e objektivit kryesor, pra krijimin e kushteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Thënë këtë, kërkesa jonë primare është lirimi i liderit të opozitës, zoti Sali Berisha, lirimi i menjëhershëm i Salianjit, dhe po ashtu çdo anëtari të Partisë Demokratike, çdo simpatizanti të PD-së që orët e mbrëmshme e të sotme janë shoqëruar në komisariate.

Keni parë ndonjë vend me demokraci funksionale ku duhet të marrësh leje për protestë dhe të shoqërohesh, të arrestohesh? Nuk ndodh.

Edi Rama do të tregojë forcë, por ne nuk trembemi nga kjo; asnjë qytetar nuk trembet më nga kjo, sepse është e qartë, janë momentet e fundit të një regjimi, ndaj po tregon forcën, ndaj po tregon dhëmbët.'- u shpreh Vokshi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco