Policia e Shtetit ka kallëzuar në SPAK 16 deputetë të opozitës, të cilët të martën në kuadrin e reagimit opozitar të mosbindjes civile bllokuan gjashtë kryqëzime rrugësh në të gjithë vendin
“Janë referuar materialet në SPAK, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 16 deputetë në Kuvendin e Shqipërisë (4 në Tiranë, 4 në Durrës, 3 në Fier, 3 në Elbasan dhe 2 në Lezhë) dhe për kryetarin e bashkisë Kavajë, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik””, thekson policia.
Për këtë, janë arrestuar 4 persona të tjerë, 3 në Elbasan dhe 1 në Tiranë. Ata akuzohen për veprën “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe/ose “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
Ndërkohë janë proceduar në gjendje të lirë 195 militantë të opozitës, përkatësisht 92 në Durrës, 36 në Fier, 33 në Tiranë, 20 në Elbasan dhe 14 në Lezhë. Sakaq, janë shpallur në kërkim 5 shtetas, përkatësisht 3 në Elbasan dhe 2 në Tiranë.
Deputetë të proceduar:
Xhelal Mziu,
Flamur Noka,
Asllan Dogjani,
Albana Vokshi,
Luan Baçi,
Tritan Shehu,
Kasem Mahmutaj,
Edi Paloka,
Ervin Minarolli,
Bledjon Nallbati,
Dashnor Sula,
Tomorr Alizoti,
Qani Xhafa,
Edmond Spaho,
Elda Hoti,
Kastriot Piroli.
I proceduar dhe kryetari i bashkisë Kavajë: Fisnik Qosja.
Siç duket narkopolicia e urdhëruar nga narkokryeministri pasi i përjashtoi nga seancat e kuvendit ka vendosur që tu vendosë policinë nga pas përfaqësuesve të popullit të opozitës.
© SYRI.net