Nënpresidentja e PL, Erisa Xhixho nga rrethrrotullimi i Kamzës, aty ku prej dy orësh ka nisur mosbindja civile dhe bllokimi i kësaj nyjeje kryesore për Tiranën, tha se pikërisht në këtë vend, u rrëmbye në mënyrë çnjerëzore ish-presidenti Ilir Meta.
Sipas Xhixhos, liderët e opozitës po vuajnë në burg politik, ndërsa drejtësia sipaqs saj, nuk heton e nuk thërret ata që bëjnë kërdinë me afera korruptive në Shqipëri.
Për ligjvënësen e PL, shteti ligjor ka rënë, teksa iu referua rastit të koleges së saj socialiste Olta Xhaçka, e ndërmarrë nga Gjykata Kushtetuese, vendim i cili nuk u mor parasysh nga qeveria.
Me një system shëndetësor të shkatërruar. Skandali në onkologjik, fëmijët e pacientët s’kanë ilaçe për t’u kuruar ende, për shkak të këtij sistemi. Sistemi arsimor, dështim. Qytetarët kanë shumë arsye për të protestuar. Ka rënë shteti ligjor me rastin Xhaçka, ndërsa liderët e partive opozitare vuajnë burgun politik. Qoftë lideri demokrat, Sali Berisha, apo edhe presidenti i PL, Ilir Meta.
Pikërisht nga vendi ku jemi sot, u rrëmbye në mënyrë çnjerëzore, ish presidenti i Republikës. Ajo që po ndodh sot me burgun politik të Salianjit, ndërkohë që qytetarët paguajnë miliona euro për incineratorin që s’ekziston, aferën 5D dhe kryetarin Veliaj, të gjithë këta nuk janë hetuar e nuk thirren nga drejtësia, ndërsa opozita goditet. Ajo goditet për arsye se jemi në vit elektoral, qeveria i frikësohet rezultatit të 2005, dhe ndaj vjen kjo lëvizje e burgosjes politike.
Kërkesa e opozitës është qeveria teknkike. Rasti Çyrbja, ku doli që krimi dhe bandat vendosin renditjen e deputëtëve në qarkun ku ka qenë Rama, në Durrës. Ajo skenë që ka ndodhur në Durrës është shpërndarë në të gjithë Shqipërinë. Qeveria teknike është parakusht për zgjedhje të lira e të ndershme, që të mos vendosin më bandat.
© SYRI.net