Mijëra qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së Partisë Demokratike për t’u derdhur në mosbindje civile duke bllokuar 6 akse kryesore në të gjithë vendin.
Nga videot e ardhura në redaksinë e SYRI-t dallohen qytetarët të cilët në koordinim me deputetët dhe drejtuesit e PD-së i kanë liruar rrugën ambulancave në të gjithë vendin, të cilat kanë pasur pacientë brenda tyre.
Qytetarët kanë shprehur zemërimin dhe indinjatën e tyre ndaj narkoqeverisë së Edi Ramës, si dhe kanë kërkuar lirimin e liderëve të opozitës nga burgosjet dhe hetimet politike.
© SYRI.net