Mosbindja civile/ Nallbati: Ta harrojë qeveria, policia, kushdo tjetër se ne do të trembi dhe do të tërhiqemi

Mosbindja civile/ Nallbati: Ta harrojë qeveria, policia, kushdo tjetër se ne do të trembi dhe do të tërhiqemi

17:55, 29/10/2024

Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbanti foli për Syri Tv nga pika e bllokimit të mosbindjes civile të opozitës nga Rrogozhina.

Deputeti i PD theksoi se kushti i opozitës për qeverinë teknike është i panegociueshëm. “Kësaj mazhorance ia cakotjnë bandat kriminale deputetët, të gjithë shqiptarët e kanë parë se çfarë ndodh më këtë qeveri. Me këtë qeveri nuk mund të hysh në zgjedhje dhe të pretendosh për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ne do të vijojmë aksioni këtu në rrugë, në parlament kudo ku të mundemi.”,- theksoi ai.

Për kërkesat e policisë që të lirojë rrugët, Nallbati theksoi se shkelje ligji është përdhosja e Kushtetutës nga pushteti i Edi Ramës dhe nuk është protesta e qyetarëve që protestojnë për të drejtat e veta.

Ta harrojë qeveria, policia, kushdo tjetër se ne do të trembi dhe do të tërhiqemi, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco