Edi Rama pas refuzimit për ta takuar bashkë me europarlamenatarët e tjerë i ka dërguar Fredi Belerit patronazhistët e tij për të sharë e fyer gjatë kohës që do hynte ne Kuvend.
Ndërkohë që kur kanë dalë patronazhistë të tjera e kanë qëlluar eurodeputetin Beleri me kos dhe vezë.
Është shumë e qartë se ata që sulmuan Belerin janë informuar nga dikush për takimit e grupit të eurodeputetëve pasi për takimet e tij nuk kishte shumë informacione të bëra publike që ta merrnin vesh edhe të “revoltuarit” nga vizita e tij në Tiranë.
10 deputetët e Parlamentit Europian mbërritën në Tiranë dhe pas takimit me Silvio Gonzaton, ambasadorin e BE-së, ku kanë marrë një Feedback për situatën politike në Shqipëri zhvilluan takim me grupet parlamentare në Kryesi.
© SYRI.net