Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha publikoi të dhënat e raportit World Justice Project, që tregon se gjendja e drejtësisë në Shqipërinë ka rënë me dhjetra shkallë krahasuar me vitin 2015, kur ende nuk ishte bërë reforma në Drejtësi. Sipas Berishës, raporti faktoi dështimin e plotë të drejtësisë sorosiane, ndaj i bëri thirrje BE-së dhe SHBA-së që të heqin dorë nga mbështetja ndaj saj. Berisha denoncoi përdorjen politike që po i bën Edi Rama drejtësisë, ndërsa kishte edhe një apel që ti bashkohen mosbindjes civile ditën e nesërme.
Lideri i opozitës Sali Berisha, denoncoi dështimin e plotë të reformës së drejtësisë në Shqipëri. Në konferencën për mediat, Berisha publikoi të dhënat e raportit të Ëorld Justice Porject në të cilin gjendja e drejtësisë në Shqipëri ka rënë dhejtra shkallë krahasuar me vitin 2015, kur nuk ishte miratuar reforma e re e drejtësisë.
Berisha iu bëri thirrje Bashkimit Evropian dhe vendeve partnere të Shqipërisë që të heëin dorë nga mbështetja e kësaj drejtësie, e cilas sipas tij është e kriminalizuar.
Kreu demokrat akuzoi ish ambasadoren e SHBA –së në Tiranë Yuri Kim se ka qenë bashkëpunëtore në përpjekjet për të lënë vendin pa opozitë.
Sa I takon arrestimit të Ilir Meta, Berisha dënoi veprimet e policisë, si dhe u shpreh se Presidenti I Partisë së Lirisë është I brugosur politik.
Berisha iu bëri thirrj qytetarëve që të marrin pjesë në protestën e 29 tetorit në orën 17:00, në të cilën do të bllokhen 6 akse rrugore.
© SYRI.net