Krisma armësh në Lezhë, policia merr dëshminë e shënjestrës, autori zhduket

Krisma armësh në Lezhë, policia merr dëshminë e shënjestrës, autori zhduket

20:25, 27/10/2024

Një tjetër ngjarje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Lezhës. Burime bëjnë me dije se ka patur të shtëna me armë në fsshatin Pllanë.

Mësohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një personi, por fatmirësisht nuk ka persona të plagosur.

Policia bën me dije se ka marrë njoftim dhe ka shkuar menjëherë në vendngjarje por nuk janë konstatuar gëzhoja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco