Një 38-vjeçar ka gjedtur vdekjen mesditën e kësaj të diele në Mirditë, në fshatin Tarazh.
Ngjarja e rëndë është shënuar teksa, Arber Caka po riparonte një defekt hidraulik të kovës së fadromës së tij.
Sipas të dhënave, mësohet se gjatë punës për riparimin e saj, aksidentalisht kova e fadromës ka rënë dhe ka goditur 38 vjeçarin, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit .
Mirditë/Informacion paraprak
Në fshatin Tarazh, Rrëshen, shtetasi A.C, 38 vjeç, banues në Rrëshen, duke riparuar një defekt hidraulik të kovës së fadromës së tij.
Gjatë punës për riparimin e saj, aksidentalisht kova e fadromës ka rënë dhe ka goditur 38 vjeçarin, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
© SYRI.net