Piranjat/ Nevoja për seanca fizioterapie, gjyshja e Kristinës bën apel për ndihmë

22:09, 25/10/2024

Kur je 18 vjeçe, jeta është vetëm ëndrra. Ëndrra për mundësitë e pafundme që shfaqen para teje, për shkollën, për dashuritë e para.

Por kësaj vajze, ëndrrat iu prenë në mes, dhe gjithçka iu përmbys.

Ishte në vitin e dytë të gjimnazit, kur Kristina vetëm 18 vjeçe u has me një nga problemet e para të një tumori të vecantë të quajtur 'Schwnonna Vestibular', që më pas do të avanconte vit pas viti.

Kjo situatë akute shëndetësore, bëri që gjyshja e saj Ruzhdie Lala e cila është kujdesur për të për 4 vite, nga dita e parë deri më sot, të merrte kontakt me mjekët dhe spitalet më të mirë.

Kjo sëmundje kërkonte një ndërhyrje kirurgjikale delikate në kokë, e cila u krye në muajin shkurt të 2018-ës. Mjekët arritën t’i heqin 18 vje;ares dy qeska në pjesën e pasme të veshit.

Pavarësisht se operacioni u krye me sukses, Kristina kishte pësuar dëmtime në tru, gjë që sipas mjekëve është shkaktuar nga prania e tumoreve të vendosura në të dy anët e kokës. Pas pak kohësh, gjendja e vajzës u rëndua edhe më shumë. Përveç dhimbjeve të vazhdueshme në trup, ajo humbi edhe dëgjimin.

Operacioni i parë nuk dha rezultatet e pritshme ndërkohë që sëmundja avanconte. Në këto kushte, mjekët vendosën ta fusin sërish në sallë.

Pasojat e sëmundjes po bëheshin fatale. Bashkë me dhimbjet, ajo po përballej edhe me pamundësinë për të lëvizur gjymtyrët. Dhimbjet sa vinin e shtoheshin e gjendja bëhej kritike për 18 vjeçaren ndërkohë mjekët vendosën që Kristina duhej të kryente operacione të tjera me qëllim rikthimin në gjendjen e mëparshme. Por duket se efekti i këtyre ndërhyrjeve, ishte krejt i kundërt për të.

Diagnoza të tilla shoqërohen dhe me njjë sërë medikamentesh, kosto e të cilave mbulohet me vështirësi nga kjo gjyshe heroinë. Ajo tregon se shpenzon rreth 150 mijë lekë të vjetra në muaj dhe ndihma që merr nga shteti është e pakët.

Kristina menjëherë pas operacionit ka nisur gjithashtu dhe fizioterapitë si një mënyrë për ta ndihmuar në rikuperimin e saj. Edhe këtu kjo e moshuar që po bën çdo gjë për mbesën e saj, ndihet në faj, pasi nuk ka mundësi t’ia paguajë seancat.

Nëse menduat se i thamë të gjitha për sakrificat e kësaj zonje të moshuar, duhet të dëgjoni akoma, sepse përveç 22 vjeçares, ajo kujdeset njëkohësisht edhe për nënën e Kristinës, e cila prej vitesh nuk lëviz dhe nuk është e aftë as për të folur.

Mosha mund të jetë vërtetë numër, por jeta është një cikël, që ka edhe një moment final, i cili në këtë rast është dyfish i dhimbshëm për këtë gjyshe.

Për gjyshe Ruzhdien, penguiI saj më i madh është se kush do të kujdeset për Kristinën dhe nënën e saj pas ikjes nga jeta.

Një apel i kësaj 70 vjeçareje, që besojmë se do të dëgjohet nga të gjithë ju, që me mundësitë sado të vogla që të keni, t’i jepni një dorë Kristinës për t’u ringritur në këmbë. Të gjithë bashkë mund ta ndihmojmë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco