Rikthehet protesta e opozitës, kreu i PD Berisha:  Ta nxjerrim për zverku kryehajdutin e kryeqytetit

Rikthehet protesta e opozitës, kreu i PD Berisha: Ta nxjerrim për zverku kryehajdutin e kryeqytetit

08:57, 25/10/2024

Opozita do të mbajë protestë sot në ora 11:00, teksa e akuzojnë kreun e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj për dosjen 5D dhe për inceneratorin inekzistent të Tiranës dhe kërkojnë largimin e tij nga Bashkia e Tiranës.

Për protestën e sotme, edhe kryetari i PD-së Sali Berisha bëri thirrje për pjesëmarrje masive.

"Garantoj shqiptarët se ligji dhe vetëm ligji, barazia para ligjit është qëllim madhor i programit të PD-së. Garantoj shqiptarët se forcë në botë që të mbajë në këmbë për një kohë të gjatë këtë diktaturë të urryer nuk ka.

Kombet kanë triumfuar gjithmonë mbi diktatorët, pavarësisht kush i ka mbështetur ata. Në ora 11, të gjithë tek Bashkia. Ta nxjerrim për zverku kryehajdutin e kryeqytetit, këtë monstër njerëzore që ka vjedhur qindra milionë euro qytetarëve shqiptarë.

Ta përzëmë nga Bashkia. Fitorja është e jona. Është radha jonë. Është radha jonë. Është radha jonë. Fitore, fitore, fitore!", theksoi kreu i PD.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco