Policia ka zbuluar një magazinë me lëndë narkotike në Korçë, e cila ishte mbledhur për t’u shitur. Sipas informacioneve paraprake, droga u gjet në një magazinë në fshatin Voskop, ku u arrestuan rreth 6 persona të dyshuar.
Droga dyshohet se është marrë nga një tjetër vend dhe është mbledhur në magazinë për t’u tharë, e më pas për t’u tregtuar.
Burimet bëjnë me dije se, përveç drogës, janë gjetur edhe armë zjarri në magazinë.
Ndërkohë, mes të arrestuarve ka edhe gra, të cilat janë kapur duke përpunuar lëndën narkotike.
Të arrestuarit ndodhen momentalisht në Drejtorinë Vendore të Policisë (DVP) Korçë, ndërsa po kryhet peshimi i lëndës narkotike, që raportohet të jetë në sasi të mëdha.
Sipas burimeve, gratë e arrestuara mësohet se janë nga qyteti i Cerrikut.
© SYRI.net