VIDEO/ Lela: Shqipëria nuk është histori suksesi si e cilësoi Von Der Leyen, fondet e BE vidhen hapur nga pushtetarët

17:12, 23/10/2024

I ftuar në edicionin e lajmeve në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të diskutuar mbi situatën politike në vend dhe vizitën e presidentes së KE, Von Der Leyen ishte gazetari dhe shefi i departamentit të komunikimit në PD, Alfred Lela.

Lela është shprehur se Shqipëria nuk mund të jetë një histori suksesi si e ka cilësuar presidentja e KE kur kemi këtë situatë me korrupsionin, krimin e organizuar dhe demokracinë në vend.

"Meqë jemi të dy fytyrat e shfaqjes së institucionet ndërkombëtare nuk është detyrë e opozitës për të bërë të ditur si janë ata, por nuk mund mos e vërë re dhe mos e thotë këtë gjë.

Instat thotë se 46.9% e popullatës në Shqipëri është e përjashtuar socialist si pasojë e varfërisë. Von Der Lyen kreh bishtin e  çmendur të Ramës dhe thotë që Shqipëria është histori suksesi. Eurostat thotë që kanë ikur 1 milionë banorë vitet e fundit kur popullsia është nën 3 milion banorë nuk ka si mund të të jetë një histori suksesi.

Fondet e BE për bujqësinë kanë përfunduar në xhepat e pushtetarëve dhe jo në investime për fermerët dhe kjo nuk është një histori suksesi.

Lista e Durrësit e PS më shumë se gjysma kanë rënë në burg dhe Shqipëria nuk është një histori suksesi në këtë aspekt."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco