Arrestimi i Metës/ PL, Basha: Arroganca e Policisë tregoi se kishim të bënim me inatin e idhullit Rama!

Arrestimi i Metës/ PL, Basha: Arroganca e Policisë tregoi se kishim të bënim me inatin e idhullit Rama!

09:15, 22/10/2024

Anëtari i Kryesisë së PL, Faik Basha thotë se presidenti i kësaj force politike asnjëherë nuk e ka ndjerë veten të rrezikuar, ndaj për këtë se ka parë të arsyeshme që të mbajë shoqërues, vetëm në rastet protokollare kur ka qenë kryetar shteti.

Në një intervistë për emisioni Kafe Shqeto me Flavio Qarrin, Basha tha se përmes asaj se çfarë ndodhi me ish-presidentin Meta, tregon se Rama po tenton të vendose një regjim totalitar, si e vetmja mënyrë për të goditur opozitën dhe kundërshtarët e tij politikë.

Sipas anëtarit të kryesisë së PL, arrestimi tregoi se Rama nuk kishte asnjë mënyrë tjetër se si mund t’i fitonte zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ndërsa aksionin e forcave operacionale e sheh në seriozitetin e institucioneve shtetërore, që për të kënaqur idhullin, bëjnë së tilla sjellje.

S’ka qenë kurrë i frikësuar dhe Meta s’ka pasur frikë se mund të sulmohej apo të rrezikohej jeta e tij. S’e ka parë të arsyeshme të mbajë shoqërues, vetëm kur kanë qenë rastet protokollare kur ka qene president.

Ato janë Rama, s’ka rëndësi kush fshihet. Rama po tenton të vendosë regjim totalitar dhe ka arritur të kapë të gjitha institucionet e vendit. Është në tentativë për të goditur e shkatërruar opozitën dhe s’ka për ta arritur një qëllim të tillë. S’kishte formë për të fituar zgjedhjet e ardhshme dhe s’do t’ia arrijë. Arroganca e institucioneve tregoi se kishim të bënim me anën ligjore, por me inatin e idhullit të tij. Detajet e arrestimit tregojnë se sa serioz është shteti.

Këtu të dënojnë për thashetheme dhe dosja ashtu është krijuar mbi bazën e tyre dhe se ndan dot faktin e provën. Forma të tilla për të kapur presidentin, janë forma ekstreme në kushte ekstreme. S’jemi në një vend ku mbizotëron lufta e terrori, ishin akte terroriste nga mënyra e arrestimit terrorist.

Jemi vendi më i korruptuar në botë, mbi 30 zyrtarë të PS kanë kaluar përmes kësaj drejtësie të re dhe asnjë s’kalon për korrupsion. Sjellja e veglave të regjimit është një formë për të kënaqur idhullin apo padronin e tyre. Këto që i shërbejnë ligjit, po kërkojnë forma e mënyra se si të kënaqin idhullin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco