'Çështja CEZ/DIA është hetuar një herë, Meta ka dhënë shpjegime', avokati: Arrestimi ndaj tij është politik, jo ligjor

17:02, 21/10/2024

 

Në konferencën e sotme të jashtëzakonshme për mediat, avokati Genc Gjokutaj tha se çështja e CEZ/DIA është hetuar një herë dhe Ilir Meta i arrestuar sot ka dhënë shpjegime të hollësishme.

Gjokutaj, e cilëson këtë aksion të SPAK një goditje politik të jashtëligjshme, në prag të zgjedhjeve të ardhshme.

"CEZ/DIA çështje e gjykuar dhe Meta ka dhënë shpjegime të hollësishme. Nuk ka provë që e implikon Meta me këtë masë sigurie. Kjo është e vërtetë që referohet në akte.

Një çështje e gjykuar nga një kallëzues që ka dhënë dëshmi të rreme dhe para gjykatës dhe SPAK nuk ka qenë identik në rrëfimin e tij. Kjo është goditje pastërtisht politike nga zgjedhjesh.

Për më tepër që Dumani ka konflikt interesi në këtë çështje. Meta e ka treguar publikisht edhe vizita e tij në dhoma sigurie. Në këto raste, këto janë elementet që e bëjnë një proces jo të rregullt ligjor.

Këto akte pse nuk u gjet një person ti lexojë. Cili është qëllimi? Është politik, aspak ligjor. Pse u thirr 3,4 herë në SPAK? Për të dhënë shpjegime, se e paskan të provuar.

Kemi të bëjmë me një strukturë që duhet të ishte ligjore, e cila veprën e korrupsionit nga vetë eksponentët e tyre nuk ngruojnë duke thënë që korrupsioni bëhet edhe duke zbatuar ligjin.

Ka rënë sistemi i drejtësisë dhe provohet sot me arrestimin e Metës. Do vazhdojmë betejën ligjore. Krahas formave të tjera të protestës. Është një vendim prej 167 faqesh të cilën do e shohim", tha avokati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco