EMRAT/ Përveç Metës, ja kush janë dy personat e tjerë vënë nën akuzë

EMRAT/ Përveç Metës, ja kush janë dy personat e tjerë vënë nën akuzë

14:55, 21/10/2024

Përveç arrestimit të presidenti të Partisë së Lirisë, Ilir Meta SPAK ka vendosur masa sigurie edhe ndaj dy personave të tjerë.

Mësohet se masë sigurie është dhënë ndaj Pirro Xhixhos, ndaj të cilit është vendosur arrest shtëpie në mungesë.

Ndërsa për Ema Çokun u la në detyrim paraqitje.

Kujtojmë se ish-Presidenti Meta u vu në pranga në Tiranë këtë të hënë.

Ai akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe mos deklarim pasurie.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco