Jo vetëm Meta, SPAK ‘detyrim paraqitje’ për Kryemadhin, nën akuzë dhe një i tretë

Jo vetëm Meta, SPAK ‘detyrim paraqitje’ për Kryemadhin, nën akuzë dhe një i tretë

13:49, 21/10/2024

Gjykata e Posaçme, me kërkesë të SPAK ka lëshuar ditën e sotme tre masa sigurie.

Njëra prej tyre është arrestimi i presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili është vënë nën akuzë për tre vepra penale.

Ndërkaq është dhënë masë sigurie dhe për deputeten e PL-së Monika Kryemadhin. Kjo e fundit është lënë në ‘detyrim paraqitje’.

Ndërkaq personi i tretë ndaj të cilit është ngritur akuzë ende nuk është konfirmuar.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco