Berisha: Të dorëhiqet, Rama është autori kryesor i ndërtimit të piramidës më të madhe shtetërore të krimit në Europë

12:50, 21/10/2024

Kryetari i Partisë Demokratike, ka kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës, pas arrestimit të Jurgis Çyrbes.

Gjatë konferencës për mediat, duke komentuar zbulimet e deritanishme të publikuara në media, ku banda e Shijakut dhe e Durrësit kishin vendosur në listë të sigurtë Çyrben, Berisha tha se, autori kryesor i ndërtimit të kësaj piramide shtetërore në Europë, është Edi Rama.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Mirëdita dhe përshëndetje gazetarëve të pranishëm aty dhe të gjithë qytetarëve që ndjekin këtë takim me shtypin.

Sot jam para jush për të kërkuar publikisht dorëheqjen e menjëhershme të kreut të krimit të organizuar shqiptar në pushtet, Edvin Kristaq Ramës, i cili është autor kryesor i ndërtimit me angazhimin e tij direkt të piramidës më të madhe të krimit në Europë, piramidës më të madhe shtetërore të krimit në Europë.

Zonja dhe zotërinj, të dhënat e bëra publike sot nga mediat për ish-deputetin kriminel, Çyrbja, implikojnë direkt kreun e qeverisë së krimit, Edi Rama.

Sepse është direkt Edi Rama njeriu që ka ngrënë dardhat e Çyrbjes.

Jurgis Çyrbja, i njohur botërisht si përfaqësuesi i klanit mafioz Avdylaj, ka shpërblyer Edi Ramën së bashku me Avdylajn me tonelata dardha të krimbura.

Ka dërguar dy herë mandatin e tij në parlament.

Rasti Çyrbja është rasti që fakton në mënyrën më të pakundërshtueshme faktin se në Shqipëri vendimmarrës numër 1 është krimi dhe vetëm krimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco