Sekretari i përgjithshëm i Partisë Lirisë, Tedi Blushi, ka bër një denoncim në rrjetin social Facebook, mbi situatën që ndodhen rrugët e Tiranës të mbushura me plehra dhe 32 milionë euro taksa që paguhen nga qytetarët, të cilat qartazi përfundojnë në xhepin e pronarit të inceneratorëve Erion Veliajt.
Në videon denoncuese të publikuar nga Blushi duken qartë malet me plehra që kanë zaptuar rrugën.
Postimi:
[📍] Live nga Rruga "Myslym Shyri", ku malet me plehra lartësohen sepse 32 milion euro taksa që paguajnë në vit qytetarët e Tiranës për pastrimin përfundojnë në xhepin e pronarit faktik të inceneratorit fantazmë, Erion Veliaj dhe në kompaninë e Ndranghetas ku është bashkëaksioner.
A e sheh SPAK-u këtë "krim intelektual" në zemër të kryeqytetit?
© SYRI.net