VIDEO/ Zaimi: Mafia shqiptare është strukturuar në nivele të larta, do të jetë problem i madh për Europën

VIDEO/ Zaimi: Mafia shqiptare është strukturuar në nivele të larta, do të jetë problem i madh për Europën

21:57, 22/04/2024

Gazetarja Gerta Zaimi e ftuar në ‘Çim Peka LIVE’, gjatë bisedës në në SYRI TV për investigimin e emisionit ‘Report’ i RAI-3, është shprehur se, mafia shqiptare është strukturuar në nivele të larta.

Sipas kryeredaktores së Albaniapost, nëse mafia shqiptare nuk luftohet tani, do të jetë një problem i madh jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Europën.

‘Qëllimi i investigimit është se, keni kujdes sepse po bashkëpunojmë me një qeveri që ndoshta nuk na garanton se nuk do të ketë trafikim me emigrantët.

Faktet arrijnë deri tek ato që i dimë, Saimir Tahirin, përfshirja e vëllait të Fatmir Xhafës, dhe Dritan Zaganit.

Është i përfshirë, apo sa është përfshirë është Engjëll Agaçi dhe Olsi Rama, janë hipoteza dhe nuk dimë sa janë të sakta. Ai i vendos në një renditje të tillë për të vënë përballë publikun Italian me faktin se Meloni po bashkëpunon me një qeveri e cila mund të ketë probleme korruptive dhe mund të ndodhin trafiqe me këtë që po bëjmë.

Atë që e shikoj si shqetësim është fakti se, mafia shqiptare është strukturuar në nivele shumë të larta, në të cilat shteti nëse nuk fillon ta luftojë do të jetë një nga problemet e mëdha, jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të Europës’, tha gazetarja Gerta Zaimi në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco