Më shumë se tre orë e gjysmë në SPAK, ish-deputeti Ralf Gjoni tregon arsyen pse u thirr

Më shumë se tre orë e gjysmë në SPAK, ish-deputeti Ralf Gjoni tregon arsyen pse u thirr

13:48, 22/04/2024

Më shumë se tre orë ka qëndruar në SPAK ish-deputeti Ralf Gjoni. Ai në një deklaratë për mediat ka treguar arsyen pse u thirr.

"Jam pyetur si shtetas në cilësinë e të angazhuarit në angazhime dhe pozicione shtetërore. Nuk u pyeta si person në hetim.

Nuk ka arsye për të më hetuar mua. Nuk kam qenë pjesë e dosjes së ish presidentit Meta, se s’kam qenë në kontakt me të kur ka qenë kryetar shteti.

Nuk ka asnjë arsye për të më hetuar mua. Nuk mund ta them më shumë, mund të pyesni prokurorët. Dua të respektohem dhe dua të tregohem profesional, kaq kisha për të thënë."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco