Berisha: Rënia e bashkisë së kryeqytetit, fitorja vendimtare për krijimin e qeverisë teknike, rikthimin në pushtet të opozitës

Berisha: Rënia e bashkisë së kryeqytetit, fitorja vendimtare për krijimin e qeverisë teknike, rikthimin në pushtet të opozitës

20:44, 21/04/2024

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka theksuar rëndësinë e protestës së qytetarëve kundër vjedhjes dhe korrupsionit që ka pllakosur Bashkinë e Tiranës, ku drejtorët e kryebashkiakut Erion Veliaj kanë përfituar 30 milionë euro nga tenderat publikë nëpërmjet kompanisë së tyre private ‘5D’.

‘Rënia e bashkisë së kryeqytetit, është fitorja vendimtare për krijimin e qeverisë teknike, rikthimin në pushtet të opozitës’, u shpreh Berisha gjatë fjalës së tij në protestën e zhvilluar në ‘Rrugën e Shpresës’.

Berisha: Qytetare dhe qytetarë.

Të rinj, të reja, burra, gra.

Kur ata arrestojnë luftëtarët tanë, secili nga ju duhet të reagojë me forcën më të madhe.

Një për të gjithë, të gjithë për një, kjo është motoja jonë.

Këto ditë që kemi para ta bëjmë natën, ditë, për të përgatitur të premten që vjen, fitoren e madhe.

Rënia e bashkisë së kryeqytetit, rrëzimi i kryehajdutit të saj, nxjerrja e tij nga bashkia është fitorja vendimtare për krijimin e qeverisë teknike, zgjedhje të lira, rikthimin në pushtet të opozitës.

Ndaj dhe të vazhdojmë ne me guxim të madh, me zemërim të madh, me vendosmëri të palëkundur, betejën tonë.

Betejën e fitores.

Betejën për dinjitetin.

Betejën për qeverinë teknike.

Betejën për zgjedhje të lira.

Betejën për integrimin e Shqipërisë në Europë.

Rroftë Shqipëria, rrofshi ju.

Fitore, fitore, fitore!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco