SYRI TV/ Nëna bashkohet me djalin pas 7 ditësh, policia arreston

22:08, 20/04/2024

Pas më shumë se një jave është dorëzuar nga e gjyshja në Prokurorinë e Durrësit 3 vjeçari që u denoncua i zhdukur. Bahrije Gjuni u shfaq në dyer te prokurorisë bashkë me nipin e mitur, teksa gjyshja u mbajt në komisarit dhe djali iu dorëzua të ëmës. Njëri prej vëllezërve të Gjunit ndodhet në kërkim e tjetri prapa hekurave bashkë me gjyshin e 3-vjeçarit, pasi akuzohen për rrëmbim dhe mbajtja peng e personit.

Nga Syri TV

Një javë pas denoncimit të zhdukjes nga e ëma, dhe arrestimit të gjyshit të tij, këtë të shtunë në Policiine e Durrësit është paraqitur gjyshja se bashku me  3-vjeçari. Mësohet se pas negociatash mes policisë dhe avokatit te gjyshqërve pas 7 ditesh gjyshja e ka dorëzuar nipin dhe në polici ka shkuar nënë e tij. Fëmija është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është marrë nga e ëma pas dorëzimit. Pas daljes nga komisariati me djalin e saj Amar ne krah nëna e emocionuar ka deklaruar se nëse gjyshërit do të marrin apo jo sërish nipin e tyre është në duart e drejtesisë

Ndërkohë që gjyshja është mbajtur për procedurat e mëtejshme në komisariat. Ajo ka bashkëpunuar për të kryer këtë veprim me dy vëllezërit e saj njëri prej të cilëve është në kërkim dhe tjetri në burg dhe bashkëshortin.

Kujtojmë se një ditë më parë për Rexhep Gjunin dhe kunatin e tij Arben Selaj u caktua masa arrest në burg, si i përfshirë në zhdukjen e 3-vjeçarit teksa refuzoi të tregonte se ku mbahej nipi i tij i mitur, ndërkohë që është shpallur në kërkim vellia tjeter i  Bahrije Gjunit. Kjo e fundit e cila ndodhet tashmë ne qeli ka shpjeguar ne dëshminë e saj dhene para oficereve të policisë gjyqësore të gjithe ngjarjen, nga marrja e djalit dhe derit te largimi ne Has dhe rikthimi dhe qëndirmi ne hotelet e Tiranës. 

“E kemi vendosur së bashku me bashkëshortin Rexhepin ta merrnim nipin e ta rrisnim vetë sepse ai është i djalit tonë. Në këtë mënyrë të shtunën që shkoi e morëm dhe unë u largova nga shtëpia dhe u nisa për në fshatin tim në Gjinaj të Krumës te prindërit e mi. Atje kam fjetur një nate. Ditën tjetër kam shkuar të Vendi i Mirë në fshatin Buzmadh të Kukësit, ku qëndruam për një nate tjetër aty. Ditën e tretë shkova te kushërira ime në Kukës.

Më pas, pash ne lajme qe policia po kontrollonte ne Kukës e Has dhe kam shkuar në Tirane ku kam fjetur në 4 hotele të ndryshme. Vendosa ta dorëzoj nipin për shkak te ndjekjes së policisë, por edhe se një vëlla i im u arrestua e një tjetër është shpallur në kërkim pasi ata nuk kanë gisht në këtë çështje. Por edhe im bir që ndodhet në Belgjikë këmbënguli ta ktheja djalin tek nëna e tij”,- ka deklaruar ndër të tjera Barie Gjuni, e cila mbajti të fshehur nipin 3-vjecar për plotë 7 dite.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco