VIDEO/ Berisha: Altin Dumani nuk e padit dot Sali Berishën sepse i duhet të tregojë paratë me të cilat është bërë me tre shtëpi

VIDEO/ Berisha: Altin Dumani nuk e padit dot Sali Berishën sepse i duhet të tregojë paratë me të cilat është bërë me tre shtëpi

20:37, 20/04/2024

“Altin Dumani nuk e padit dot Sali Berishën sepse i duhet të tregojë paratë me të cilat është bërë me tre shtëpi”, tha lideri i opozitës Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajti në tubimin qytetar.

Berisha tha se “jam ish-president, ish-kryeministër, me rrogën time dhe të bashkëshortes, kam arritur të blej gjithsej 38 metër katror më shumë se ç’kisha”.

“Nuk e padit dot Sali Berishën mercenari, sepse është autori i amnistive më monstruoze të krimit.

Sepse në dosjen që dërgon për Arben Ahmetajn, e citon 13 herë për Erion Veliajn.

Kurse kur dërgon dosjen e bashkisë për inceneratorin e Tiranës, hesht si fija e barit, nuk guxon t’i përmendë emrin njëherë”, u shpreh Berisha.

Pjesë nga fjala e liderit të opozitës

Sot të mbron Altin Dumani, kreu i një organizate më të rrezikshme kriminale që ka pasur drejtësia shqiptare ndonjëherë.

Por të garantoj se do ketë fatin tënd.

Të garantoj se ky mercenar pa ligj dhe moral, do marrë atë që meriton.

Se ky antishqiptar, pa nder dhe ligj, do marrë atë që meriton.

Miqtë e mi, sot një analist i majtë, por jo i thekur, i shtronte Dumanit një pyetje: Pse nuk padit Sali Berishën në gjykatë për ato që të thotë?

Dhe unë do i përgjigjem në emër tuaj dhe para jush.

Nuk padit Sali Berishën sepse i duhet të tregojë paratë me të cilat është bërë me tre shtëpi, të deklaruara në vitin 2016.

Dhe i them këtij analisti, cili shqiptar me rrogë shteti mund të bëhej me tre banesa?

Jam ish-president, ish-kryeministër, me rrogën time dhe të bashkëshortes, kam arritur të blej gjithsej 38 metër katror më shumë se ç’kisha.

Nuk e padit dot Sali Berishën mercenari, sepse është autori i amnistive më monstruoze të krimit.

Sepse në dosjen që dërgon për Arben Ahmetajn, e citon 13 herë për Erion Veliajn.

Kurse kur dërgon dosjen e bashkisë për inceneratorin e Tiranës, hesht si fija e barit, nuk guxon t’i përmendë emrin njëherë.

Se i mbyllet goja me valixhe me euro, se i mbyllet goja me pengje të tjera.

A mund të padisë njeri ai i nderuar zotëri, që nuk lëshon fletë arresti, por lejon largimin në Dubai të Amant Josifit, vetëm se është bashkëpunëtor i Olsi Ramës?

A mund të padisë ai Sali Berishën, kriminel që fle mbi dosjet e tmerrshme të krimit elektoral?

Më thoni ju mua, kë mund të padisë ai?

Ai është një nga personat më të inkriminuar të shtetit shqiptar. Le ta mbrojë kush të dojë, le t’i thurin poema, apoteoza, por krimi, krim mbetet dhe ai do marrë ndëshkimin e merituar.

Ndaj nuk e akuzon dot ai Sali Berishën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco