Sula derdh qumësht në hyrje të Kuvendit: Që kjo qeveri t'i kthejë sytë nga begtorët, nga fermët!

Sula derdh qumësht në hyrje të Kuvendit: Që kjo qeveri t'i kthejë sytë nga begtorët, nga fermët!

10:11, 11/04/2024

Deputeti demokrat dashnor Sula ka derdhur qumësht sot në hyrje të Kuvendit, për t’i kujtuar Qeverisë dhe deputetëve të shumicës që të kthejnë vëmendjen nga fermerët dhe blegtorët shqiptarë që të pasubvencinuar nga shteti, gjendjen në kushtet më të rënda ekonomike.

Sula tha se miliona euro (subvencione) janë marrë jo nga blegtorë, nga bujq a fermerë, po janë marrë nga persona të caktuar që i kanë devijuar fondet e tyre në ndërtim a vende të tjera. Kjo është situatë me të vërtetë shumë e rëndë.

Unë do të kërkoja mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe ndoshta mund të ketë zëra të ndryshëm, por këtë qumësht, në mënyrë simbolike, që është i të gjithë blegtorëve shqiptarëve, do ta derdh këtu tek dera e parlamentit, për t’i tërhequr vëmendjen kësaj qeverie, ministrisë së Bujqësisë dhe gjithë këtyre njerëzve që t’i kthejnë sytë nga fshati, nga blegtorët, fermerë sepse janë në ditë të hallit.

Pyetje: Po mund t’u kishte dhënë ndonjë gotë qumësht, deputetëve të shumicës më mirë, përpara se ta derdhje...

Sula: Ata, nuk e di se çfarë mund të pinë, tjetër gjë dhe ndoshta nuk u pëlqen. Kjo është për ne, për njerëzit e thjeshtë, kurse ata janë në nivele jashtëzakonisht të larta!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco