VIDEO/ Topalli: Jetojmë në Republikën e ‘5D’, jetojmë në vendin ku lideri i opozitës është në arrest politik

17:48, 10/04/2024

Drejtuesja Politike për Qarkun e Lezhës, Jozefina Topalli, gjatë takimit me demokratët në Rrëshen tha se ky është një moment shumë specifik.

“Ne jetojmë në Republikën e 5D, ne jetojmë në republikën ku Kryetari i Bashkisë që është biznesmeni më i pasur, ne jetojmë në republikën ku ministrant janë investitorët strategjikë, ku drejtorët kanë kompani, ne jetojmë në republikën e grabitjes”, tha Topalli.

Ajo u shpreh se nuk na falet që të mos reagojmë përballë një situate të tillë.

“Nga cili pushtues janë përzënë kaq shumë shqiptarë nga Shqipëria? Ne jetojmë në një vend ku Tirana nuk ka muze, teatër, teatër kukullash. Ne jemi popullsia që po plakemi dy herë më shpejt se sa të gjitha popullsitë e tjera të Botës. Jemi vendi ku bujqësia dhe blegtoria janë në pikiatë. Në cilin vend jetojmë ne? Në vendin ku kryetari i opozitës është i arrestuar me një proces politik, që fillon me padinë e Taulant Ballës dhe vijon ende”, tha Topalli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco