Pasi u përgënjeshtrua disa herë, Luli zë ngushtë ambasadorët me gënjeshtrën e radhës: Flas me ta çdo javë

Pasi u përgënjeshtrua disa herë, Luli zë ngushtë ambasadorët me gënjeshtrën e radhës: Flas me ta çdo javë

21:30, 09/04/2024

Pasi mashtroi dhe u përgënjeshtrua publikisht nga ambasada e SHBA-së dhe ato të BE, se kishin ndërmjetësuar mes tij dhe Ramës për Reformën zgjedhore.

Pasi mashtron çdo ditë dy-tre persona që mban pas vetes se u takova me Blinkenin kur erdhi në Tiranë, por më thanë të mos e publikoj, Luli ka plasue gënjeshtrën e radhës teksa ka thënë se flas çdo javë me amerikanët. Por këtë herë Luli ka gjetur një gënjeshtër që s’ka nevojë të përgënjeshtrohet nga askush pasi është bërë i padobishëm e i padëmshëm për gjithëkënd.

“Kam komunikime javore edhe me përfaqësuesit në Tiranë, dhe interlokutorët në SHBA. Akuzat janë pjesë e luftës politike.

Janë të obsesuar të bëjnë lojë me porta të vogle. Protokollet nuk ndodhin për herë të parë. E rëndësishme që PD është partner kryesor i Perëndimit, BE, SHBA.

Kjo nuk është çështje interesash personale, por qëndrimeve parimore. Qëndrojmë krah luftës kundër korrupsionit.”- ka thënë Luli në një intervistë së fundi.

Luli edhe pse pretendon se është kryetar i një force politike nuk është vizituar e nuk është pritur kurrë nga asnjë ambasador në këtë cilësi që prej kohës që demokratët e lanë fillikat. 

Por si gjithmonë ai vijon të shohë ëndrra me kryetar në gjumin e tij karakteristik. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco