‘Arrest politik për Berishën’/ Gjokutaj: GjL aneks i qeverisë e cila ka përzgjedhur të gjithë anëtarët

‘Arrest politik për Berishën’/ Gjokutaj: GjL aneks i qeverisë e cila ka përzgjedhur të gjithë anëtarët

15:36, 09/04/2024

Avokati i kryedemokratit, Sali Berisha, Genc Gjokutaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Lartë e cila nuk pranoi rekursin e palës mbrojtëse, duke lënë në fuqi vendimin e GJKKO-së për arrestin shtëpiak të liderit të opozitës.

Në postimin e tij në Facebook, Gjokutaj thekson se ky vendim tregon përfundimisht se Gjykata e Lartë është një aneks i qeverisë dhe kësaj mazhorance e cila ka përzgjedhur të gjithë anëtarët e kësaj gjykate, me qëllimin për të zbatuar kalendarin e saj politik. a

Postimi i plotë:

Lenia ne fuqi nga ana e Gjykatës se Larte e mases se sigurimit “arrest ne shtepi” per z. Sali Berisha tregon perfundimisht se Gjykata e Larte eshte nje aneks i Qeverise dhe kesaj mazhorance e cila ka perzgjedhur te gjithe anetaret e kesaj Gjykate per te zbatuar kalendarin politik te saj!

Mospranimi i shkaqeve ligjore te paraqitura nga mbrojtja ne Rekurs e ben inekzistente ate Gjykate!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco