VIDEO/ Këlliçi: Veliaj në Bashki, po zhduken dokumentet. SPAK të ndalojë pagesat për inceneratorin e Tiranës

VIDEO/ Këlliçi: Veliaj në Bashki, po zhduken dokumentet. SPAK të ndalojë pagesat për inceneratorin e Tiranës

21:22, 08/04/2024

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi, tha se duke qenë Erion Veliaj në detyrën e kryebashkiakut, mund të zhduken dokumente e fakte.

Në ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, Këlliçi tha se Erion Veliaj i ka marrë në mbrojtje këta drejtorë që gjatë fushatës elektorale, madje më kanë paditur edhe mua në atë kohë.

Ai tha se duhet një reagim nga SPAK, pasi në rastin e inceneratorëve po vijohet të paguhet për një incinerator që nuk ekzsiton.

Këlliçi tha se Erion Veliaj është kreu i kësaj bandës ‘5D’, ndërsa shtoi se SPAK duhet t’i tregojë shqiptarëve se ku kanë përfunduar paratë e tyre.

“Kemi 8 muaj që i bëjmë pyetjen SPAK për kontratën e inceneratorit dhe SPAK lejon pagesat, kur është e provuar që gjithçka bazohet në dokumente false”, tha Këlliçi.  Sipas tij, sot paguhen 80 mijë euro çdo ditë, incinerator nuk ka, SPAK e di, por nuk ndalon pagesat.

“Te ajo kontrata është njësia e zbatimit të projektit që nuk funksionon dhe ata që janë te kjo njësi, do i çojë në burg Erion Veliaj”, tha Këlliçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco