Shqyrtohet sot mandati i Xhaçkës/ Si u zvarrit çështja nga Lindita Nikolla

10:25, 08/04/2024

Këshilli për Rregulloren dhe Mandatet mblidhet sot për të shqyrtuar çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës.

Ky hap vjen pasi Kushtetuesja vendosi pranimin e kërkesës së 14 deputetëve demokratë.

Me këtë vendim të gjykatës, Kuvendi detyrohet që ta çojë për verifikim në gjykatë mandatin e deputetes Xhaçka. Do të jetë pikërisht Kushtetuesja që do të vendosë mbi vlefshmërinë.

Mandati i Xhaçkës u kthye në objekt diskutimi pasi bashkëshorti i saj, Artan Gaçi përfitoi statusin e investitorit strategjik për të ndërtuar një hotel në Dhërmi ndërsa një vendim qeverie i dha atij të drejtën që të përdorte brigjet e detit përballë hotelit.

Opozita iu drejtua Gjykatës Kushtetuese dhe në janar 2023, kjo gjykatë rrëzoi si antikushtetues një vendim të Kuvendit për të mos e dërguar çështjen Xhaçka në Kushtetuese – por zbatimi i këtij vendimi po zvarritet prej më shumë se një viti.

Procedura parlamentare për zbatimin e këtij vendimi ka ngecur prej muajsh në zyrën e Nikollës, por ajo e ka justifikuar mosveprimin e saj me arsye të ndryshme, që nga axhenda e ngjeshur deri tek mungesa e normalitetit në Kuvend.

Kryeparlamentarja nuk ka sqaruaar se pse ajo nuk e ka thirrur deri më sot mbledhjen e Këshillit të Mandateve, ndërkohë që raporti të cilit i referohet i është dorëzuar që në muajin korrik.

Ligjërisht, Këshilli i Mandateve kryesohet nga Kryetari i Kuvendit dhe shqyrton rastet e pazgjedhshmërisë, sipas nenit 69 të Kushtetutës, si dhe bën verifikimin e mandatit të deputetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco