Berisha: Çdo ditë që kalon me këtë regjim është fati i Shqipërisë në duart e pushtetit të drogës, krimit mbi shqiptarët

Berisha: Çdo ditë që kalon me këtë regjim është fati i Shqipërisë në duart e pushtetit të drogës, krimit mbi shqiptarët

20:28, 07/04/2024

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me mosveprimin e drejtësisë mbi skandalin që ka përfshirë Bashkinë e Tiranës, ku kompani 5D e drejtorëve të kryebashkiakut Erion Veliaj ka përvetësuar dhjetëra miliona euro nga ky institucion.

‘Çdo ditë që kalon është një ditë e pamerituar për regjimin e narkoshtetit që bazohet kryekëput në vjedhjen e shqiptarëve, aleancën e krimit me drogën’, u shpreh Berisha në fjalën e tij gjatë protestës maratonë që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’.

Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju misionarëve të vërtetë të dinjitetit, shpresës, luftëtarëve të pamposhtur të kauzave të drejta të lirisë.

Të dashur miq!

Çdo ditë që kalon është një ditë e pamerituar për regjimin e narkoshtetit që bazohet kryekëput në vjedhjen e shqiptarëve, aleancën e krimit me drogën.

Çdo ditë që kalon me këtë regjim është fati i Shqipërisë në duart e tyre.

Çdo ditë që kalon është fati i shqiptarëve në duart e tyre.

Çdo ditë që kalon me këtë regjim është largimi masiv, hemorragjia e pandalshme kombëtare.

Çdo ditë që kalon është pushtet droge, krimi mbi shqiptarët.

Çdo ditë që kalon është pasurim dhe vjedhje e tmerrshme e tyre nga një klikë hajdutësh që nuk e kanë pasur kurrë të tillë në histori.

Çdo ditë që kalon e bën më të lartë, më të madhe, përgjegjësinë tonë. Është një kushtrim më i fuqishëm për ne, të veprojmë, të veprojmë, të veprojmë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco