‘Berisha në arrest politik’, Harxhit-opozitarëve: Ngrihuni, kërkoni me forcë lirimin e liderit të opozitës

‘Berisha në arrest politik’, Harxhit-opozitarëve: Ngrihuni, kërkoni me forcë lirimin e liderit të opozitës

14:35, 07/04/2024

Edith Harxhi, anëtare e Kryesisë së PD-së, e konsideron si një rast të paprecedentë në të gjithë Europën, mbajtjen në arrest politik të liderit të opozitës Sali Berisha.

Harxhi shkruan se në situatën e rrënuar që është vendi, ku miliardat e parave të shqiptarëve janë rrëmbyer nga mafia në pushtet, kur vendi është shitur dhe lënë peng si plaçkë lufte, dhe kur Kryeministri dhe Kryetari i Bashkisë të sektit rilindas po tërheqin litarin e njëri tjetrit, mbajtja e liderit të opozitës në arrest politik është një akt i rëndë për vendin dhe të ardhmen e tij.

“Ata mendojnë se do të nënshtrojnë popullin duke i hequr të drejtën të udhëhiqet në rrugën e tij drejt një të ardhme pa krim dhe korrupsion. Duan ti heqin mandatin që i ka dhënë populli këtu e 33 vjet dhe të ç’bëjnë opozitën.

Prandaj, bëj thirrje publike të lirojnë Z. SaliBerisha dhe Z. JamarbërMalltezi  një orë e më parë, para se verdikti i popullit të bjerë mbi ta dhe shërbëtorët e tyre në të ashtuquajturën drejtësi.

I bëj thirrje demokratëve dhe të gjithë atyre që janë në opozitë me këtë sekt zhvatës dhe neo-komunist, të ngrihen dhe të kërkojnë me forcë lirimin e Kryetarit të Opozitës”, shkruan Harxhi.

Postimi nga Edith Harxhi

Miq,

U bë gati 100 ditë dhe lideri i opozitës dhe Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Z. Sali Berisha mbahet në arrest politik, pa akuzë dhe pa fakte, një rast ky i paprecedentë në të gjithë Europën.

Në situatën e rrënuar që është vendi, ku miliardat e parave të Shqiptarëve janë rrëmbyer nga mafia në pushtet, kur vendi është shitur dhe lënë peng si plaçkë lufte, dhe kur Kryeministri dhe Kryetari i Bashkisë të sektit rilindas po tërheqin litarin e njëri tjetrit, mbajtja e Liderit të opozitës në arrest politik është një akt i rëndë për vendin dhe të ardhmen e tij.

Ata mendojnë se do të nënshtrojnë popullin duke i hequr të drejtën të udhëhiqet në rrugën e tij drejt një të ardhme pa krim dhe korrupsion. Duan ti heqin mandatin që i ka dhënë populli këtu e 33 vjet dhe të ç’bëjnë opozitën.

Prandaj, bëj thirrje publike të lirojnë Z. #SaliBerisha dhe Z. #JamarbërMalltezi  një orë e më parë, para se verdikti i popullit të bjerë mbi ta dhe shërbëtorët e tyre në të ashtuquajturën drejtësi.

I bëj thirrje demokratëve dhe të gjithë atyre që janë në opozitë me këtë sekt zhvatës dhe neo-komunist, të ngrihen dhe të kërkojnë me forcë lirimin e Kryetarit të Opozitës.

I bëj thirrje bashkësisë ndërkombëtare të marrë masat dhe të bashkohet me aspiratat e popullit shqiptar pasi, dukshëm eksperimenti me emrin opozitë shqiptare dhe Sali Berisha mbaroi, nuk mund të mbështesin më një bandë në pushtet dhe nuk mund të ndëshkojnë pa shkak dhe motiv arkitektin e demokracisë në Shqipëri dhe popullin opozitar që tashmë është shumicë.

Vendi duhet të përgatitet sa më parë për zgjedhje të reja transparente dhe pa patronazhistë të stilit stalinist, për një qeveri të re, me një elitë të re politike me vokacion të pastër euro-atlantik, larg pazareve mafioze që kanë vandalizuar për 13 vjet çdo qelizë të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Mos u trembni, këta janë në grahmat e fundit!

Lironi liderin e Opozitës në Shqipëri

#freeberisha

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco