VIDEO/ Berisha: Edi Rama kërcënimeve të Erion Veliajt, iu përgjigj me peqe-lepe bashkëhajduti im

20:24, 06/04/2024

Gjatë fjalës së tij në tubimin qytetar, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se, Edi Rama iu përgjigj kërcënimeve të Erion Veliajt me një ‘peqe-lepe bashkëhajduti im’.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Miqtë e mi, ana tjetër e asaj që dëgjuat ju, ishte edhe më e veçantë, më e padëgjuar ndonjëherë, më e pabesueshme.

Njëlloj si në kodet e mafies, Erion Veliaj i dërgoi Edi Ramës mesazhet se ti je ai që zëvendëskryeministri yt ka bërë të pabërat dhe është arratisur.

Dhe guxo po deshe të matemi publikisht se i gatshëm jam.

Guxo po deshe të matemi.

Ajo që ndodhi, asnjë nga ju nuk mund ta imagjinonte, por në mënyrë të përsëritur nga kjo dritare u kam thënë se Edi Rama është kalbësirë, kalbësirë, kalbësirë!

Dhe ju e patë se si, brenda një kohe rekord, për të mos u besuar syve, Edi Rama kërcënimeve të Erion Veliajt, iu përgjigj me peqe-lepe bashkëhajduti im.

E paimagjinueshme!

Ai deklaroi se jam 100 përqind me çdo fjalë dhe presje dakord me Erion Veliajn.

A ka shëmti më të madhe, a ka kapitullim më të madh, a ka dëshmi më flagrante se Erion Veliaj dhe Edi Rama janë hajdutë të pandarë dhe se ju jeni shpresa e fundit e shqiptarëve?

Miqtë e mi nëse ju, në qoftë se Tirana, shqiptarët, nuk u japin përgjigjen e merituar, këto kalbësira do kundërmojnë për vite e vite mbi qytetin dhe Shqipërinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco