SYRI TV/ Berisha: Ne që anëtarësuam Shqipërinë në NATO do të kthejmë përsëri vendin në rrugën e demokracisë

22:44, 01/04/2024

Lideri i opozitës Sali Berisha deklaroi se regjimi i Edi Ramës, de fakto, po e largon Shqipërinë nga Aleanca Veri-atlantike.

Duke folur para qindra qytetarëve të mbledhur poshtë banesës së tij, Berisha tha se anëtarësimi në NATO ishte mrekullia më të madhe kombëtare pas shpalljes së pavarësisë dhe shprehu mirënjohjen për presidentin Xhorxh Bush, mbështetja e të cilit ishte përcaktuese për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

Por nga ana tjetër Berisha akuzoi shefin e qeverisë Edi Rama dhe regjimin e tij se ka shkelmuar çdo parim politik të kësaj aleance.

SYRI TV

Lideri i opozitës Sali Berisha deklaroi se regjimi i Edi Ramës, de fakto, po e largon Shqipërinë nga Aleanca Veri-atlantike.

15 vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO ishte në qendër të fjalimit të zotit Berisha para qindra qytetarëve të mbledhur si cdo mbremje poshtë banesës së tij.

Ai tha se  anëtarësimi në NATO ishte mrekullia më të madhe kombëtare pas shpalljes së pavarësisë dhe shprehu mirënjohjen për mikun e madh të shqiptarëve, presidentin Xhorxh Bush, mbështetja e të cilit ishte përcaktuese për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

Por nga ana tjetër Berisha akuzoi shefin e qeverisë Edi Rama dhe regjimin e tij se ka shkelmuar cdo parim politik të kësaj aleance.

Por sot pas 15 vitesh, Shqipëria de facto nuk është më anëtare politike e aleancës së Atlantikut të Veriut, pasi Edi Rama ka shkelmuar çdo parim madhor politik të kësaj aleance.

Aleanca është klubi i vendeve të lira demokratike, kurse Edi Rama ka rrëmbyer votën shqiptaërve, nuk bën zgjedhje të lira, nuk lejon rotacionin, ka përqendruar të gjitha pushtetet në duart e tij të zeza.

Edi Rama me regjimin e tij de facto po largon Shqipërinë çdo ditë e më shumë nga NATO-ja.

Ai ka vendosur mbi qytetarët e tij regjimin e vjedhjeve më të mëdha në historinë e tyre.

Ai ka vendosur në Shqipëri, arrestimet politike dhe përpjekjen për zhdukjen e opozitës.

Edi Rama ndërtoi në këto vite, në vendin anëtar të NATO-s, narkoshtetin e parë dhe të vetëm në NATO dhe në Europë.

Berisha theksoi se anëtarësimi në NATO na fton të rivendosim parimet e lirisë në Shqipëri, për të qenë anëtar i denjë i aleancës së Atlantikut të Veriut dhe kishte një thirrje për vendet aleate të NATO-s.

U bëj thirrje të gjithë vendeve anëtare të NATO-s, të mos harrojnë se te çdo qeveritar shqiptar është një hajdut, është një vagabond, është një zyrtar i lidhur me krimin.

Ndaj dhe të kenë kujdes prej tyre në çdo takim, në çdo mbledhje, në çdo gjë……….

Le të zotohemi ne, që anëtarësuam Shqipërinë në NATO se do të kthejmë përsëri vendin në rrugën e demokracisë.

Se do përmbysim armiqtë e NATO-s në Shqipëri.

Se do qëndrojmë me NATO-n në çdo betejë, në çdo përpjekje, në çdo fitore.

Rroftë NATO-ja, rroftë Shqipëria!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco