VIDEO/ Nesho: Administrata Biden mbështet regjimet autokrate, përfshi edhe këtë të Ramës

VIDEO/ Nesho: Administrata Biden mbështet regjimet autokrate, përfshi edhe këtë të Ramës

16:57, 01/04/2024

Diplomati Agim Nesho, në një intervistë për Syri Tv, tha se administrata Biden ka zgjedhur të pranojë stabilitetin përballë demokracive.

Nesho tha se administrate Biden bashkëpunon sot me autokratët, duke sjellë në vëmendje edhe vizitën e Sekretarit amerikan të Shtetit në Tiranë, duke u përulur kundrejt një autokrati si Edi Rama.

“Po mbështeten regjimet autokrate që kanë kaluar vijat e kuqe”, tha Nesho.

Duke komentuar zgjedhjet në Turqi, diplomati tha se Erdogan nuk do të ikë, por mundësoi që zgjedhjet lokale të ishin të lira.

Nesho e konsideroi Erdogan të ngjashëm me liderët e Ballkanit, që sipas tij janë të pangopur.

Lidhur me politikën e jashtme të ndjekur nga Edi Rama, Nesho tha se ai nuk ka vision për politikën e jashtme, por me një protagonizëm për të luajtur një rol.

“Ai ka tentuar të projektojë veten mbi palët, por në politikën e jashtme ai diferencoi boshtin qendror, ai zgjodhi një krah tjetër, duke u bërë një vasal i një lideri të fuqishëm si Erdogan. Turqia bën politikën e saj, duke mbështetur këta liderët e korruptuar që duan të rrinë në pushtet”, tha Nesho.

 

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco