‘NATO-Ëndrra e bërë realitet’/ Berisha: Në vitin 1991 u artikulua për herë të parë vizioni i anëtarsimit të Shqipërisë në Aleancë

‘NATO-Ëndrra e bërë realitet’/ Berisha: Në vitin 1991 u artikulua për herë të parë vizioni i anëtarsimit të Shqipërisë në Aleancë

14:32, 01/04/2024

Kryetari i PD, Sali Berisha ka rikujtuar nëpërmjet një dokumentari të shkurtër të gjithë rrugëtimin e Shqipërisë nga pranvera e vitit 1991deri në anëtarësimin në NATO më 1 prill 2009.

Berisha ka bërë me dije se “Shqipëria në NATO-Ëndrra e bërë realitet”, fillon me artikulimin e parë publik të një partie politike, PD, në fillim të vitit 1991, në një miting në “Qytetin Studenti”, ku shprehej vizioni i anëtarsimit të Shqipërisë në Aleancë.

Postimi

Të dashur miq,

Ju ftoj të ndiqni këtë dokumentar të shkurtër që pasqyron rrugëtimin e Shqipërisë nga pranvera e vitit 1991deri në anëtarësimin në NATO më 1 prill 2009.

Dokumentari “Shqipëria në NATO-Ëndrra e bërë realitet”, fillon me artikulimin e parë publik të një partie politike, PD, në fillim të vitit 1991, në një miting në “Qytetin Studenti”, ku shprehej vizioni i anëtarsimit të Shqipërisë në Aleancë.

18 vite më vonë ky vizion u përmbyll me shprehjen ‘This is a miracle of freedom’.

Nga fillimi i viteve 1990 deri në vitin 2009, Partia Demokratike udhëhoqi rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në organizatën Traktatit të Atlantikut të Veriut.

Më 1 prill të vitit 2009 në një vendim historik, Aleanca e Atlantikut të Veriut pranoi Shqipërinë si anëtare me të drejta të plota.

Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, një vendi të izoluar nga diktatura, do të përbente një nga objektivat më madhore të Partisë Demokratike dhe qeverisë së saj.�Partia Demokratike ishte forca e parë politike në historinë e Europës post diktatoriale e cila që në krijimin e saj do të kërkonte anëtarësimin e vendit në NATO.

Qeveria e dalë nga zgjedhjet e 22 marsit të vitit 1992 do të vendoste menjeherë kontaktet dhe do firmoste nismën e Partneritetit për Paqe me Aleancën e Atlantikut të Veriut, e cila do të angazhohej me bashkëpunimin në NATO.�Në vitin 2005 qeveria e koalicionit të PD ndërmori me sukses të gjitha reformat e veprimit në rrafshin politik, ushtarak, ekonomik, financiar, social, luftën kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit për anëtarësimin e vendit dhe me mbështetjen e madhe të Presidentit Bush dhe qeverise së SHBA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco